Në emër të mirëqenies!

Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore

Rreth Nesh

Qendra për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore, është organizatë jo-qeveritare, e themeluar në vitin 2009, e cila ka për qëllim përmirësimin dhe promovimin e shëndetit mendor përmes avokimit, edukimit psikologjik, hulumtimit dhe intervenimeve të bazuara në evidencë.
Çfarë bëjmë ne?

Konferenca Ndërkombëtare për Shëndetin, Mirëqenien, Edukimin dhe të Drejtat e Fëmijëve ka për qëllim ta ofrojë një platformë të re për prezantim të njohjeve më të reja shkencore të arritura përmes hulumtimeve të mirëfillta dhe për shkëmbim të përvojave në mes të akademikëve, hulumtuesve, profesionistëve shëndetësorë, mësuesve dhe studentëve nga e gjithë bota.

Debat n'Shilte

Debat n’Shilte është formë e edukimit jo-formal përmes të cilës shtjellohen tema të rëndësishme sociale, psikologjike dhe edukative në vend.

Intervenimet në Komunitet

Intervenimet në Komunitet është program hulumtues, intervenues, dhe avokues i cili qëllim udhëheqës ka avancimin e kujdesit shëndetësor mendor dhe mirëqenies psiko-sociale dhe emocionale të shoqërisë në vend.